13:26 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / A. M.

I mituri në Fushë Kosovë, pasi sulmohet nga një i dyshuar, deklaron rrejshëm se i janë grabitur para

Policia në Fushë Kosovë, sot në orët e hershme të mëngjesit (04:25) është njoftuar se një person mashkull-i mitur, kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi ishte sulmuar nga një i dyshuar te Stacioni Hekurudhor në F. Kosovë.

Viktima është sjellë në Stacionin Policor në F. Kosovë, i njëjti është intervistuar dhe në deklaratën e tij thotë se është sulmuar një person i panjohur rreth 20 vjeçar dhe se kishte mbetur pavetëdije. Sipas viktimës atij i mungonin 50 euro e që dyshon se ia ka marrë sulmuesi. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti ‘Grabitje’.

Policia menjëherë ka filluar ta trajtojë këtë rast, ka mbledhur dëshmi e prova. Nga të gjeturat është ardhur te përfundimi se viktima ka bërë deklarim të rrejshëm kur e ka raportuar rastin ‘Grabitje’. Nga hetimi i rasti është vërtetuar se viktima ka qenë në një aheng (dasmë) në Lagjen 29 në F. Kosovë. Aty ishte sulmuar nga i dyshuari. I ballafaquar me këto fakte viktima ka pranuar se ka inskenuar rastin e ‘Grabitjes’. Policia në koordinim me prokurorinë ka ri-cilësuar rastin në ‘Lëndim i lehtë trupor’ karshi të dyshuarit që kishte sulmuar viktimën. Kurse, ndaj ‘viktimës’ është iniciuar rasti ‘Deklarim i rrejshëm’. Të dyja rastet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.