08:32 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

I mituri në Gjilan, ther me thikë një person

Pas një pune mirë të organizuar operative Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan me 10 shtator 2019,kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës (i mitur) i cili dyshohet se me 07 shator 2019, rreth 21:50, ka kryer veprën penale ,,Vrasje në tentativë”, duke  goditur me mjet të mprehtë –thikë, viktimën po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës.

Pas arrestimit i dyshuari, komfor procedurave ligjore është intervistuar në lidhje me rastin në prezencën e prindit si dhe avokatit mbrojtës.  

Nga  i njëjti në cilësinë e provës materiale është konfiskuar një armë e ftohtë-thikë për të cilën dyshohet se është mjeti i kryerjes së veprës penale. I dyshimti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

Rasti dërgohet në PTh.