75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / OSH

I mituri në Prishtinë kërcënon familjen me thikë, i dyshuari dërgohet në QKUK

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.

Një i mitur ka kërcënuar familjen e tij, shkruan IndeksOnline.

“DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë, 06.04.2021 – 00:20.  Njësiti policor ka shoqëruar në QKUK të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Është konfiskuar një thikë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./IndeksOnline/