75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 02 Shtator 2025 / BA

I mituri që u plagos me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Një sulm me thikë ndodhi sot në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.

Një nxënës dyshohet të ketë marrë plagë të rënda trupore si pasojë e sulmit që ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje, shkruan IndeksOnline.

Ai menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha për Indeksonline se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe jo stabile.

”Është sjellë në QE një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohët, janë kry egzaminimët e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë Abdominale dhe asaj torakale. Gjendje eshtë e rëndë dhe jo stabile.” ka thënë Syla për IndeksOnline.

Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. deklaroi se informatën për incidentin e pranuan rreth orës 15:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia  ka arrestuar personin e dyshuar.

Në koordinim me prokurorinë, policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” deklaroi Ahmeti për IndeksOnline.