75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

I mituri rrah babanë në Rahovec

Një i mitur e ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Rahovec.

Ky është njoftimi:

Rahovec   12.11.2020 – 19:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari,  djali i tij i  mitur, shkakton probleme dhe e ka sulmuar fizikisht.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prani të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet me procedurë të rregullt.