19:18 / E Diele, 22 Janar 2023 / AR

I mituri rrahet nga katër persona në Mitrovicë

Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor.

Sipas ankuesit  m/s/kosovar, i moshës së mitur, sot rreth orës 05:15, deri sa  ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll,  është sulmuar fizikisht nga katër  persona të dyshuar.

Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke  ndërmarrë veprime hetimore  në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

Të gjitha veprimet e deritanishme  hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale   Lëndim i lehtë trupor.