I mituri shëtit me mjet të mprehtë në fshatin Zahaq, policia nis hetimet
Një person është ankuar në polici se një person i mitur është parë duke ecur në rrugët e fshatit Zahaq të Pejës me një mjet të mpreh.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se policia ka dal në vend të ngjarjes, por nuk ka hasur në personin e dyshuar.
“Sot rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq-Pejë, Policia menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga ankuesi jemi njoftuar se bëhet fjalë për një fëmijë i cili dyshohej se kishte një mjet të mprehtë, i njëjti është larguar dhe nuk është hasur nga Policia”, ka thënë Rugova. /IndeksOnline/

