11:37 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

I mituri shkakton vetaksident

Një person i moshës së mitur raportohet se ka shkaktuar aksident dje në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

Sipas Policisë i mituri me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Vozitësi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor./Indeksonline/