I mituri therr me thikë një person në Ferizaj, viktima dërgohet në QKUK
Raportohet se në fshatin Zaskok të Ferizajt një person është therrur me thikë nga një i mitur.
I njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e qytetit.
Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK.
Policia ka arrit ta identifikojë dhe më pas edhe ta arrestojë të dyshuarin (i mitur), i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.