75 Mall Live Search
08:20 / E Enjte, 24 Prill 2025 / G T

I mjafton vetëm ndeshja e dytë me Benfican, Adrian Bajrami shënon golin e parë me fanellën e klubit portugez

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Adrian Bajrami ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Benficas (ekipi i parë).

Benfica mbrëmë mposhti 4:0 ekipin e Tirsenses, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Portugalisë, shkruan Indeksonline

Golin e tretë në këtë mbrëmje e shënoi pikërisht lojtari shqiptar.

Bajrami realizoi në minutën e 74’të pas një asisti nga Cabral.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Bajramit me fanellën e Benficas, ekipit të parë dhe goli i parë në karrierën profesionale./Indeksonline/