75 Mall Live Search
08:09 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

I mori fanellën Mbappes në fundin e pjesës së parë, trajneri e zëvendësoi menjëherë

Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 3:2 ndaj Deportivo Alaves në La Liga.

Në fundin e pjesës së parë ndodhi një moment interesant që u kap mënjeherë nga kamerat, shkruan Indeksonline

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe zhveshi fanellën e tij dhe ia dhuroi mbrojtësit kundërshtar, Abdel Abqar.

Skuadra e tij ishte duke humbur 2:0 në 45 minutëshin e parë, dhe ky gjest i mbrojtësit nga Maroko nuk i pëlqeu aspak trajnerit të Alaves – i cili e zëvendësoi mënjëherë lojtarin 25-vjeçar./Indeksonline/