75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / MSH

I mori para duke i thënë se do ta punësonte, Policia arreston një person në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë mashtruar viktimën, femër kosovare, duke i kërkuar para për ta punësuar.

Rasti ka ndodhur më 17 shkurt në lagjën Emshir, rreth orës 17:00.

Policia bën të ditur se viktima kishte transferuar në llogarinë e të dyshuarit 350 euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.