11:08 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / k.v

I mori paratë e huaja nga bankomati, policia publikon fotot e të dyshuarit

Më datë 26 maj 2022, në Stacionin Policor në Pejë, ankuesi ka raportuar se me datё 12 prill 2022, kishte tentuar tё bёjё tërheqjen e parave nga bankomati i njё banke nё rrugën “ Isa Dema” nё Pejё, meqenëse i njëjti ka qëndruar pёr njё kohё tek bankomati dhe nuk i kanё dalur mjetet (paratё), ёshtё larguar duke menduar se nuk ka para.

Mё pas aty vjen njё person mashkull rreth moshёs 30 vjeqare i cili pasi qё vëren tё hollat qё ishin dalё nga bankomati tё njëjtat i merr dhe largohet me shpejtësi nga aty.

Hetuesit pranё Stacionit Policor Pejё, gjatё hetimeve dhe shikimit tё kamerave nuk kanё arritur identifikimin e personit tё dyshuar, andaj me autorizim tё Prokurorit tё shtetit, publikohen fotogarfitё e personit tё dyshuar.

Kёrkojmё bashkёpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e dyshuar.

Bashkangjitur keni fotot e personit tё dyshuar

Për çdo informacion luteni të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuarN

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com (PA PAGES OSE DREJN KONTAKTO