I mori të dashurën, Maluma thumbon Neymarin

Maluma dhe futbollisti i njohur, Neymar, ishin shokë deri në momentin që ndërhyri ish e dashura e këngëtarit, Natalia Barulich.
Gjatë gjithë verës, emri i saj u përfol për nje lidhje me Neymar. Edhe pse, bukuroshja e ka mohur të ketë diçka më shumë se miqësi me futbollistin.

Së fundmi, Maluma duket se me disa foto të publikua në Instagram, ka thumbuar futbollistin Neymar.

“I preferuari i të dashurës tënde”, shkruan këngëtari në mbishkrimin e imazheve bardhë e zi.
Pas këtij publikimi këngëtari mori mijëra komente, ku shihet se të gjithë kuptuan se për kë bëhet fjalë.

“Thuaja Neymar-it personalisht” shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shkruan: “Direkt për Neymar.”