I moshuari i arrestuar në Drenas për sulm seksual e kaloi natën prapa grilave

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se 87-vjeçari nga Drenasi i cili u arrestua mesditën e së enjtes, nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture, e ka kaluar natën prapa grilave, transmeton IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.
Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij./IndeksOnline/