15:49 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

I moshuari ia vjedh kuletën derisa po pinte kafe në Prishtinë, vajza e poston videon

Vjedhjet në Kosovë janë një dukuri mjaftë e shpeshtë, por dhe shqetësuese.

Një vajzë përmes profilit të saj Facebook ka treguar se si dje pas mesditës në një lokal të Prishtinës, një i moshuar i ka vjedhur asaj kuletën, përcjellë Indeksonline.

Krenare Shabani, madje publikisht duke postuar edhe videon ku shihet i moshuari, deri sa ajo po pinte kafe, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta identifikojnë hajdutin, apo edhe shoqëruesit që ishin me të, sepse asaj i kanë humbur edhe dokumentet.

Ky është postimi i saj, ndërsa mund të shihni edhe videon:

Te nderuar miq,
fatkeqësisht dje me datë 13.03.19 rreth orës 2 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat,të më kontaktojë. Faleminderit