75 Mall Live Search
12:15 / E Diele, 23 Prill 2023 / mp

I moshuari: “Ishalla bahet mirë, mbajmë ymyt…”

Familja Kelmendi nga fshati Lipë janë shprehur optimist për këto zgjedhje. 79 vjeçari, Ilmi Kelmendi së bashku me bashkëshorten votuan në shkollën “Isa Boletini” në fshatin Lipë-Zveçan. “Prej këtyre zgjedhjeve s’ka kurgjo. Por, ishalla bahet mirë. Se ne jemi mbetë në ymt. Pa u kërlesh pak e me forcë, me të mirë nuk ka”, u shpreh ai për IndeksOnline.