75 Mall Live Search
17:58 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

I moshuari kosovar vdes në detin e Velipojës

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Velipojës, ku një i moshuar ka gjetur vdekjen.

Fjala është për një pushues nga Kosova, i identifikuar si Jusuf Kryeziu. 84 vjeçari ka gjetur vdekjen teksa ishte futur në det. Dyshohet se një atak kardiak ka bërë që i moshuari të humbë jetën.

Fatkeqësisht bluzat e bardha nuk kanë mundur të shpëtojnë dot të moshuarin.