75 Mall Live Search
13:25 / E Diele, 20 Korrik 2025 / Gj. Sh

I moshuari nga Ujmiri merr lëndime të rënda trupore duke tentuar ta shuajë zjarrin në varreza

Sot në fshatin Ujmirë të komunës së Klinës, një i moshuar ka pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë varrezat.

Sipas burimeve të portalit Klina Info, kishte hyrë në zjarr në shuarjen e flakëve, por për pasojë ka marrë plagë të rënda nga zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë.

E lënduari më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë.

Ja vendi në Ujmirë, ku i moshuari mori plagë të rënda duke tentuar ta shuajë zjarrin në varreza.