75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

I moshuari shqiptar e ‘lufton’ virusin duke vendosur duart në zjarr, Bebe Rexha ka një porosi

Krahas metodave shkencore dhe shëndetësore, tek shqiptarët gjithmonë ka ekzistuar edhe mjekësia tradicional.

Ndonëse mjekët po këshillojnë vazhdimisht që të iu përmbahen këshillave për luftimin e përhapjes së pandemisë, por populli çdo herë ka disa metoda tjera, shkruan Indeksonline.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një video teksa shihet një i moshuar shqiptar duke vendosur duart në zjarr i cili thotë se “kështu mundesh me i djeg mikrobet”.

Pas kësaj nuk ka munguar reagimi i artistes shqiptare Beba Rexha, të cilën e ka publikuar në Instagramin e saj.

“Për shqiptarët e mi, ju lutem mos e bëni këtë në shtëpi”, ka shkruar Bebe./Indeksonline/