75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

I ndodhë kosovarit, alivanoset në autostradë, kur kthjellet e sheh se dikush ia ka vjedhur kuletën!

Një shofer ka raportuar një rast të rrallë në polici. Derisa ishte duke ngarë një kamion, ai vëren veten se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Shoferi ndalon kamionin në autostradë, konkretisht në fshatin Trudë.

Pasi kishte dalë nga kamioni për t’u kthjellur paksa, ai është alivanosur.

Kur ishte zgjuar nga alivanosja, shoferi ka vërejtur se i mungonte kuleta me para.

Viktima është dërguar te mjeku, por sipas personelit mjekësor nuk kishte shenja dhune. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/