15:10 / E Enjte, 19 Janar 2023 / S Z

I nënshkruajnë kontratat, QKUK-së i shtohen 15 infermierë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontrata me 15 infermierë të rinj, të cilët do të fillojnë punën në Klinikat e QKUK-së. Ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi ka thënë se infermierët e rinj do të angazhohen në klinikat në të cilat ka më shumë nevojë. Ndërsa pohoi se në një të ardhme të afërt do të hapen dhe konkurse tjera, me qëllim që të plotësohen kërkesat e klinikave.

“Në prezencë të ushtrueses së detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, 15 infermierë të rinj kanë nënshkruar kontratat e punës me QKUK-në dhe do të angazhohen në klinikat, të cilat kanë më shumë nevojë. Zejnullahu-Raçi u uroi sukses infermierëve të rinj, derisa premtoi se do të hapen edhe konkurse tjera në të ardhmen e afërt, me qëllim që të plotësohen kërkesat e klinikave dhe spitaleve për staf infermieror”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/