I ngriu vezët, Rita: Dua të kem fëmijë me…
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka zbuluar arsyen pse vendosi të kryejë krioprezervimin e vezëve para se të mbushte 30 vjeç, duke theksuar se vendimi erdhi pas këshillës së mjekut dhe për shkak të historisë shëndetësore të nënës së saj.
Në një intervistë për revistën “Women’s Health UK”, artistja 35-vjeçare tregoi se iu nënshtrua dy cikleve të ngrirjes së vezëve në moshën 24 dhe 27 vjeç. Sipas saj, mjeku i kishte sugjeruar se ajo ishte një periudhë shumë e mirë për të ruajtur cilësinë më të mirë të mundshme të vezëve për të ardhmen.
“Një mjek më tha se ishte një kohë shumë e mirë për të ruajtur cilësinë më të mirë të vezëve. Ishte vërtet këshilla më e mirë, sepse tani që jam në mesin e të 30-ave kam shumë miq që po përpiqen të gjejnë një zgjidhje”, u shpreh këngëtarja.
Rita Ora theksoi se vendimi i saj u ndikua edhe nga përvoja e nënës së saj me shëndetin. Nëna e artistes u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2005, në moshën 39-vjeçare, ndërsa trajtimi që mori i shkaktoi menopauzë të hershme.
Këngëtarja tregoi se kjo situatë e bëri të ishte më e ndërgjegjshme për shëndetin dhe të mendonte më shumë për të ardhmen.
“Jam e fiksuar pas jetëgjatësisë dhe mendoj se kjo filloi kur nëna ime nuk ishte mirë. Trajtimi i saj shkaktoi menopauzë të hershme, kështu që përpiqem gjithmonë të jem një hap përpara dhe të mësoj më shumë për shëndetin tim”, tha ajo.
Artistja kujtoi gjithashtu se diagnoza e nënës së saj kishte ndikuar shumë tek ajo gjatë adoleshencës, pasi shpesh përjetonte ankth dhe mendonte për skenarët më të këqij.
“Trajtimi i nënës sime shkaktoi menopauzë të hershme për të. Kështu që përpiqem të jem një hap përpara dhe të mësoj më shumë rreth kësaj. Nuk e kuptova në atë kohë… mendja ime gjithmonë shkonte te skenari më i keq “, tha ajo.
Teksa folli për të ardhmen, Rita Ora u ndal edhe te planet për familje. Ajo rrëfeu se do të dëshironte të kishte një fëmijë me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, me të cilin u martua në vitin 2022.
Sipas këngëtares, kur të vijë momenti i duhur, krijimi i një familjeje do të jetë një hap i mrrë me dëshirë në jetën e tyre.

