75 Mall Live Search
08:18 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

I njohur si “Josa”, ka shumë vite karrierë / Por Suhareka e zbulon mbiemrin e vërtetë të trajnerit shqiptar!

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Suhareka dje gjatë ditës ka emëruar si trajner, Mirel “Josën”.

Megjithatë në prezantimin e trajnerit shqiptar është vërejtur një detaj tejet interesant që ka bërë të gjithë të reagonin, shkruan Indeksonline

“Josa” ka një karrierë të gjatë në rolin e trajnerit, por të gjithë deri tani ia kemi thënë mbiemrin gabim, ky nuk është faji jonë – është vet i trajnerit që për herë të parë ka zbuluar se si quhet në të vërtetë.

Nuk është “Josa” por Joca.

“Joca me C, jo me S! Një detaj i vogël, një trajner i madh!”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Superliga e Kosovës.

Mbiermi “Josa” është i paraqitur në të gjitha faqet e njohura sportive, duke përfshi këtu edhe “Transfermarkt”. Pra, trajneri shqiptar bëri karrierë të gjatë me mbiemrin e gabuar.

Joca gjatë karrierës së tij si trajner menaxhoi shumë klube të njohura shqiptare/kosovare, duke përfshi këtu: Tiranën, Skënderbeun, Prishtinën, Kukësin, Laçin, Vëllazninë e Shkodrës, Vëllaznimin e Gjakovës dhe Teutën…!

Kujtojmë që te Suhareka, Joca do ta ketë objektiv largimin nga zona e barazhit, pasi në 24 ndeshje klubi i ri i Superligës ka grumbulluar 29 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të.//Indeksonline/