I nxehti ekstrem godet Kosovën – 41.6°C në Hani të Elezit, temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me temperatura rekord të regjistruara në shumë qytete të vendit.
Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Meteorologjike Automatike, temperatura më e lartë u shënua në Hani i Elezit, me 41.6°C, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Edhe qytete të tjera u përballën me temperatura përvëluese: Klinë 41.6°C, Gjakovë 40.7°C, Rahovec 40.2°C, Suharekë 40.4°C, Prizren 40.3°C.
Në kryeqytet, Prishtina, u regjistrua temperatura 38.4°C, ndërsa në Mitrovicë 39.0°C. Edhe qytetet e tjera si Gjilani (39.6°C), Kamenica (39.7°C) dhe Skenderaj (38.7°C) u prekën rëndë nga i nxehti përvëlues.