17:33 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I obsesionuar pas Taynas, ylli i Real Madridit më në fund sqaron gjithçka

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicus Jr u bë krye lajm në mediat rozë për fiksimin që ka pas reperes së njohur, Tayna.

Fillimisht ai publikoj këngën e fundit të reperes shqiptare ‘Sicko’ në story duke vazhduar më pas me flirtime përmes komenteve në fotot e saj.

E sikur të mos mjaftonte kaq futbollisti kërkoj nga Tayna që të mbante një koncert në vendlindjen e tij, Brazil.

I fiksuar pas saj dhe flirtimet me të, futbollisti së fundi ka sqaruar gjithçka rreth kësaj teme.

Vinicus së fundi ka komentuar në fotografin e radhës që rep-artistja ka publikuar në Instagram, “shoqja ime” ka shkruar ai duke shuar dyshimet që ai ndjen diçka më tepër për të.

Ndryshe, Tayna paralajmëroj se është në përgatitje të projekteve të radhës./Indeksonline/