75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / A. M.

I ofendoi policët, bie në pranga një person në Prishtinë

Është arrestuar një person të premten në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar dhe fyer zyrtarët policorë.

I dyshuari këtë e bëri në shenjë pakënaqësie për shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit personi që ra në pranga është dërguar në mbajtje.