75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / F.R

I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari

Të premten në pikën kufitare në Vermicë është arrestuar një person nën dyshime për ryshfet.

Ai raportohet t’ia ketë ofruar zyrtarit policor 5 euro për çfarë edhe ka përfunduar në pranga.

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.