I ofroi ryshfet policit kufitar në Vermicë, pranga shtetasit të Shqipërisë

Është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjatë tentimit të kalimit të pikës kufitare Shqipëri -Kosovë ka ofruar ryshfet zyrtarit policor.
Sipas policisë, rasti është shënuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, të martën në orën 20 e 30 minuta.
Me konsultim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/