75 Mall Live Search
13:10 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

I ofron ryshfet prej 10 euro policit në Merdare, shoqërohet për intervistim shoferi i autobusit

Një shofer autobusi është shoqëruar në polici për intervistim pasi i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor.

Ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitare në Meradre, ku sipas policisë, i njëjti kishte ofruar ryshfet prej 10 euro një polici.

 Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/