14:55 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / B O

I paarsyeshëm dhe pa kritere, Kusari-Lila tregon pse VV s’e ka përkrahur shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka treguar arsyet pse grupi parlamentar që ajo drejton votoi kundër shkarkimit të bordit të ZRRE-së.

Kusari-Lila ka thënë se asnjë rrethanë apo arsye nuk është përmbushur dhe nuk argumenton që bordi i ZRRE-së ka bërë shkelje.

Këtë deklarim, Kusari-Lila e ka dhënë në Kuvend para se të hidhej në votim mocioni i LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Kuvendi nuk e ka miratuar mocionin e LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së me 22 vota për, 53 kundër, asnjë abstenim./Indeksonline/