75 Mall Live Search
14:18 / E Martë, 14 Maj 2024 / LB

I padëshiruar te Barcelona, Interi interesohet për sulmuesin brazilian

Vetëm gjashtë muaj pasi erdhi te Barcelona, drejtuesit dëshirojnë ta largojnë sulmuesin brazilian.

Bëhet fjalë për Vitor Roque, i cili erdhi me shumë bujë te Barcelona në janar nga Athletico Paranaense.

Por Xavi, nuk i dha minutat e duhura brazilianit i cili ka bërë vetëm 13 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

Ditë më parë, agjenti i lojtarit, Andre Cury ka shpërthyer në akuza kundër Xavit duke kërcënuar klubin se 19-vjeçari do të largohet në merkaton e verës. Dhe, së fundmi emri i tij ka përfunduar në listën e drejtuesve të Interit.

Inter, është i interesuar ta marrë sulmuesin 19-vjeçar vetëm në formë huazimi.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që braziliani përfundon në axhendën e Interit, pasi edhe sa ishte te Paranaense, zikaltërit e kanë pasur në fokus sulmuesin, por pasi u fut Barcelona në garë, “Zikaltërit u tërhoqën nga gara për lojtarin./IndeksOnline/