I padeshiruar te Chelsea, Kepa, drejt kalimit te klubi i madh italian

Portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga ka humbur vendin e titullarit të skuadra e Chelseas dhe si duket nuk është më në planet e trajnerit Thomas Tuchel.
Ai po kërkon një klub të ri për ta vazhduar karrierën dhe sipas “La Repubblica”, Napoli është favorit për të nënshkruar me portierin e gjatë 186 centimetra, transmeton Indeksonline.
Klubi italian thuhet se e dëshiron huazimin e tij për sezonin e ardhshëm.
Spanjolli u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Athletic Bilbao te Chelsea për 72 milionë funte në vitin 2018, një rekord që ai ende e mban.
Megjithatë, Kepa nuk ka arritur që të dëshmohet te skuadra londineze, teksa ka humbur edhe garën me Edouard Mendyn për pozitën e portierit të parë.
Për këtë arsye gardiani spanjoll po shqyrton mundësin e largimit nga skuadra e Chelseas.
Kepa ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2025./Indeksonline/