75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

I pakënaqur me Batatinën, pas largimit të trajnerit, nga Llapi ikën edhe një punëtor tjetër

Sot gjatë ditës Llapi ka shkarkuar trajnerin e tyre Xhengiz Rexhepin.

Ata e kanë konfirmuar një gjë të tillë nëpërmjet një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Me këtë rast nga klubi llapjan është larguar edhe trajneri atletik, duke akuzuar Tahir Batatinën për një mos respekt ndaj trajnerit Rexhepi.

“Mbas shkarkimit të padrejtë të Rexhepit jam larguar edhe unë. Nuk kemi pasur mungesë të rezultateve, kemi humbur ndaj liderit të Superligës së Kosovës. Në 6 lojë kemi pasur 13 pikë” tha fillimisht Sallahu.

Sa i përket emërimit të Batatinës si trajner ai tha se “nuk e njoh si trajner, kryesia ishte me neve por drejtori sportiv ishte me aspirata për të marrë drejtimin e klubit vet”.