I pakënaqur me punën, gjilanasi shkakton dëme në vendin e punës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte i pakënaqur me punën dhe ka shkaktuar dëme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti duke shprehur pakënaqësitë e tij në punë, duke gjuajtur me gurë objektin e vendit të punës ka thyer xhamin e derës”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/