I palëkundur nga qëndrimet e tij, Haradinaj: I kam 50 vite moshë, nuk lejoj të jetohet keq në vendin tim
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar pas mbledhjes së qeverisë.
Ndër të tjerash, Haradinaj u shpreh se është i bindur se taksa 100% do të qëndrojë, pra nuk do të tërhiqet deri në njohjen e Kosovë nga Serbia.
“Vendosja e takës është një vendim i Kosovës ,argumentet i kemi tregu , kushtëzimi i dialogu është i papranueshëm nëse e bëjmë një listë ne të kushtëzimeve atëherë ata duhet me kërku falje për krimet që janë bërë në Kosovë, kthimin e të pagjeturve e kështu me radhë”, ka thënë Hardinaj.
Tutje ai ka shtuar se është e papranueshme të kushtëzohet dialogu me taksën, pasi sipas tij në fakt as kusht nuk është por është shantazh i hapur i Serbisë.
“Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu, ai duhet me u kthy sepse nuk humb vetëm Kosova, por humb rajoni e më gjerë, pra është mirë të kthehet dialogut. Taksa është këtu deri në njohje, do të mbetet deri në njohje, mos të keni dilema.Ne besojmë se ajo që është qëllim i Amerikës është edhe i imi, për kthimin e dialogut dhe kërkojmë atë. Jemi të interesuar për kthim të dialogut por nuk e kuptojmë kushtëzimin , Kosova nuk e a ka bërë as kur janë tërheq njohjet. Por ata nuk po dojnë dialog, edhe nëse hiqet taksa apo nuk hiqet për atë vendosin kushte.
Pra edhe ne mundemi me vendos kushte, dhe kemi çfarë të vendosim. Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu nga Serbia. Ne mendojmë e e keqja e kësaj është pranimi i shantazheve, pra Serbia po bën shtanazh që me hy në dialog , pra janë shantazhe as kushte jo. Është gabim me i pranu ne këto shantazhe, sikur ne me thënë nuk vim në dialog pa u kthy në Interpol, ne nuk kthehemi në dialog të shantazhum”, ka thënë Haradinaj.
Gjithashtu, i pari i Qeverisë së Kosovës komentoi deklaratën e BE-së lidhur me Ligjin për Trepçën ku ripërsëriti se Brukseli ka humbur rrugën në oborr.
“Ligji është i Kosovës, i Trepçës, pra Trepça është në Kosovë, pastaj statuti buron nga Ligji, pra është joprecedent të komentohet një votim me 2/3 e votave, pra Brukselit i ka humb rruga në oborr, por sa i përket Ballkanit të paktën. Kyçja e kësaj teme në dialog është ftesë për destabilzim, pra qon nga destabilizimi dhe më vjen mirë që ia kemi hequr këtë temë Brukselit, pra Kosova i ka kry punët e shtëpisë vetë, pra sa i përket Trepçës”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për deklaratën e të parit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili tha se nëse preket Mitrovica do të ketë luftë.
Sipas Haradinajt, deklaratat e tij nuk duhet marrë shumë seriozisht.
“Zoti Bahtiri si kryetar i Mitrovicës jep shpesh deklarata dhe jemi mësuar me deklaratat e tij nuk është mirë që askush të ekzagjerojë me ato deklarata, as ne as serbët as askush.E ka një mënyrë të vetën të shprehjes dhe nuk shoh tendenca të destabilzimit në Mitrovicë. Pra për destabilizim janë planet me tregti me territore. Nuk shohim rreziqe të brendshme, besojmë se edhe Bahtiri edhe Rakiq janë për stabilizim. Edhe thënia se shqiptarët e kanë marrë Trepçën nuk qëndron, sepse Trepça është aty.
Kur vie ndonjë investitor mund të mos jetë as serb as shqiptarë, por ndonjë i huaj që investon në Trepçë, për këtë arsye mendoj se duhet të ulen tensionet dhe deklarimet që shkaktojnë panik e frikë, pra janë të panevojshme”, ka shtuar Haradinaj, shkruan Indeksonline.
“Ne jemi vend i vogël dhe të gjitha vendet në Ballkan janë të vogla dhe kanë nevojë për njëra-tjetrën dhe për një treg sa më të lirë, por arsye te vendosjes së taksë si kemi argumentuar. Pra pengesat jo-tarifore që janë vendos, edhe Serbia edhe Bosnja. Madje arroganca e Bosnjës ka shku aq larg se nëse Ministri jonë i Jashtëm do të arrestohet, çfarë duhet i bë këtij vendi, përpos që ia mbyll derën.Dikush nëse sillet ashtu ndaj Kosovës atëherë nuk është e rregullt. Keni parasysh në koalicion unë jam me PDK-në, me Nismën dhe AKR-në dhe kualiteti i zgjidhjes është racional, mund të kemi dallim në disa hapa apo etapa me kolegët në koalicion por të gjithëve na e preokupon shija e marrëveshjes se kur vendoset ajo finalja e Kosovës-Serbi, atë shije do ta kemi gjithë jetën dhe do të jetojmë me të. Atë shqetësim e kemi të gjithë. Pra unë kam vetëm një problem se çfarë shije do të ketë marrëveshja Kosovë-Serbi, a do të mund të jetojmë me atë shije dhe për këtë jam i pa kompromis ndaj kujtdo qoftë, edhe atyre në koalicion apo në opozitë.Tash i kam 50 vjet dhe nëse për gjithë jetën tjetër nuk du me jetu keq në vendin tem. Dhe kushdo qoftë që e prish këtë shije të marrëveshjes finale, le të shkojë. A me më pengu nuk do ti bashkohem askujt që është kundër marrëveshje së duhur finale, pra nuk jam me ta me askënd që e qon Kosovën drejt ndarjes, këtë le ta kuptojnë të gjithë. Kosova nuk është Bosnje nuk do të ketë Republikë të Dodikut, dhe me Rusi në Kosovë s’ka me u bë. Në Kosovë jetojnë shqiptarë, serb e shumë komunitete të tjerë dhe do të jenë të respektum”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/