75 Mall Live Search
20:05 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

“I palodhur…”, Kurti i thurë lavde Jeton Rakës nga Kaçaniku

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar figurën e Jeton Rakës.

Në një takim të sotëm në Kaçanik, Kurti prezantoi Rakën si kandidat i LVV-së për kryetar të kësaj komune.

“Jeton Raka, kryetari i qendrës sonë në Kaçanik, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në qeveri, është i nominuari i kryesisë për kandidat në zgjedhjet lokale të tetorit, e do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Kaçanikut.

Ai është punëtor i palodhshëm, aktivist i përkushtuar dhe zyrtar kompetent ndaj detyrave dhe përgjegjësive. I tillë siç është Jetoni, i tillë i duhet qeverisjes në Kaçanik” shkroi Kurti.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./IndeksOnline/