I pandalshëm, Bekë Berisha shkon në Gjermani për të marrë mbështetjen e diasporës

I pandalshëm, Bekë Berisha shkon në Gjermani për të marrë mbështetjen e diasporës
Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka udhëtuar në Gjermani për të marrë mbështetjen e diasporës për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune ka postuar një fotografi me disa përkrahës të tij në një qytet në Gjermani.
Berisha ka qenë aktiv ditëve të fundit në takime të shumta me qytetarë të Istogut.
Kujtojmë se ende ka kohë që diaspora t’i dërgojnë votat e tyre me postë.