I panjohuri i kërkon para dhe e rrah një person në Vushtrri
Policia raporton se në Vushtrri një perosn ka njoftuar se në lokalin e tij ka shkuar një person i panjohur duke ia kërkuar 50 euro në emër të një personi tjetër.
Viktima kishte refuzuar t’ia japë paratë ndërsa i dyshuari e kishte kapur për dore duke i shkaktuar lëndime.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.