22:44 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

I paprekshëm për to, mediat serbe e quajnë Xhakën “egërsirë”

Granit Xhaka ka qënë lideri i Zvicrës në fitoren ndaj Serbisë 3-2 në Kupën e Botës.

Futbollisti nga Kosova, kishte disa përplasje me futbollistët serb gjatë ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Në fund të ndeshjes Xhaka pati edhe një përleshje mee futbollistët serb, ku më pas u përfshin edhe shokët e tij te zvicera.

Por mediave serbeve nuk i kanë pëlqyer reagimet e Granit Xhakës, duke e quajtur atë edhe egërsirë.

”Ndeshja në Katar u ndërpre për shkak se Granit Xhaka provokoi lojtarët tanë që janë në stolin rezervë! Domethënë, zvicerani na shau stolin, e më pas ia kapi organet gjenitale.

Të provokuar nga sjellja me takt, futbollistët rezervë të ekipit tonë janë futur në fushë dhe kanë nisur një debat. Predrag Rajkoviç mori karton të verdhë nga pankina.”, shkruan gazeta serbe Blic./IndeksOnline/