13:18 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

I pari i Dardanëve: Biletat e blera për ndeshjen me Maqedoninë vlejnë edhe për qershor

Përhapja e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka shkaktuar jo pak telashe për klubet sportive në vend që tashmë kanë filluar t’i ndjejnë shqetësimet e para.

Pikërisht për këto halle ka folur Lulzim Berisha, lideri i tifozërisë së Kosovës, Dardanët.

Berisha ka folur në emisionin ‘Sport Show’ në Klan Kosova.

Ai ka thënë se biletat që tashmë janë blerë nga anëtarët e tyre do të ruhen edhe në qershor, atëherë kur planifikohet të zhvillohet ndeshja Maqedoni Veriore – Kosovë.

Ne kishim marrëveshje me FFK-në, ku na janë dhënë 2 mijë bileta. Kriteret që ishin kanë qenë pagesa, bileta, transporti, rekuzitat etj, dhe shpresojmë që përsëri mos të na prishen planet edhe në qershor. Gjithsesi të gjithë ata që kanë paguar për bileta, e në raste se ndeshja nuk zhvillohen, atëherë mjetet financiare do t’iu rikthehen të gjithë atyre, pasi janë me mjetë të identifikimit”, tha Berisha fillimisht.

Bileta ishte 5 euro, ndërsa edhe transporti ishte aq, pra për çdo tifozë do të duhej t’i rikthehen 10 euro, edhe pse presim që ndeshja të zhvillohet me tifozë”, shtoi ai.

Bileta që është blerë tani vlen edhe për 4 qershor, pra të gjithë atyre do t’i ruhen biletat pasi i kemi gjitha listat nga gjitha qytetet e Kosovës”, përfundoj ai.

Kujtojmë, ndeshja Maqedoni – Kosovë, ishte paraparë të zhvillohet me 26 mars por si shkak i koronavirusit është shtyrë për në qershor.