75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I pari i Dardanëve me një propozim interesant për stadiumin, do të jenë të kënaqur të gjithë

Është rikthyer përsëri tema se ku duhet të ndërtohet stadiumi nacional i Kosovës, ku secili subjekt politik i ka preferencat e tyre.

Por i pari i Dardanëve, Lulzim Berisha ka dhënë një ide tjetër se si mund të rregullohet kjo qeshtje.

Ai ka thënë se stadiumi “Fadil Vokrri” duhet të bëhet me 22.000 ulëse, të rinovohet stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe të ketë nga një stadium të kategorisë së katërt në çdo regjion të Kosovës.

Ky është propozimi i tij:

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ( me kapacitet 22.000 ulëse ), stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, dhe nga një stadium të kategorisë së 4 ashtu sic kerkon UEFA në të gjitha regjionet e Kosovës, sepse Kosova është e të gjithëve.

Me u inicu naj protest rreth rritjes se stadiumit, investimev per kto stadione, stadiumi nacional.. askush nuk ju pergjigjet fteses, prej shpis e tastatures smirren vendime!