75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 12 Tetor 2025 / P M

I pari i LDK-së hedh votën e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur votën e tij.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

Ndërsa para mediave ai tha se LDK mbështet çdo vendim të Policisë e Prokurorisë.

“LDK-ja dhe unë shprehim mbështetjen dhe besimin e plotë në organet e rendit, prandaj çdo vendimmarrje e tyre do të jetë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Abdixhiku.