I pari i Londrës rrokullis sytë në një lidhje televizive, tani të gjithë po flasin për të
Kryebashkiaku i Londrës ka rrokullisur sytë dhe është ndjerë se s’ka çfarë të thotë më kur pyetej vazhdimisht për krimin në këtë qytet.
Sadiq Khan rrokullisi sytë dhe pretendoi se ai ka bërë gjithçka që mundet kur u përball me dështimin e tij për të marrë nën kontrollin ‘epideminë’ e krimit në Londër.
Ai humbi durimin e tij me gazetaren e Sky News vetëm disa orë pas vdekjes së fundit të përgjakshme në rrugët e Londrës, transmeton Indeksonline.

Njeriu, i cili thuhet se u zhvendos nga shtëpia dhe u godit gjashtë herë me thikë në rrugë, është personi i katërt që është therrur në Britani gjatë 16 ditëve të fundit.
Por pavarësisht kësaj, Khan insistoi se s’ka çfarë të bëjë më tepër lidhur me këtë dhe se bëri gjithçka që ishte e mundur.
Por ajo çfarë bëri bujë ishte mënyra se si ai rrotulloi sytë, përderisa po pyetej pikërisht për këto zhvillime./Indeksonline/
