10:45 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

I pari i Mitrovicës së veriut takim urgjent me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq ka planifikuar një takim urgjent sot me përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it dhe Policinë e Kosovës, në zyrën e tij, transmeton Indeksonline.

Tema e takimit thuhet të jetë gjendja e sigurisë në Kosovë, respektivisht në Mitrovicë pas vrasjes së Liderit të Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq./Indeksonline/