75 Mall Live Search
14:23 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

I pari i rinisë së PDK-së në Skenderaj thotë se që nga ardhja në pushtet e Jasharit, po ndjelljet urrejtje

Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Alban Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Komunës së Skenderajt.

Berisha ka deklaruar se zhvillimet e fundit në kuvendin komunal të kësaj komune kanë vënë në pah edhe një herë paaftësinë, keqmenaxhimin dhe qëllimet e ulëta dhe tendencioze të zyrtarëve komunal, të cilët po përdorin kryetarin e komunës, Bekim Jasharin si trampolinë për shfryrje të mllefit.

Sipas tij buxheti i ofruar për t’u votuar me shumë mangësi, është në dëm të qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Berisha gjithashtu ka ngritur lartë figurën e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku duke thënë se ishte pikërisht ai që përkrahi deh mbështeti publikisht Bekim Jasharin. Ai ka thënë gjithashtu se Lushtaku ishte unifikues dhe fitues me mbi 20 mijë vota.

I pari i rinisë në Skenderaj ka thënë poashtu se ajo çfarë po ndodh tash e një vit nga qeverisja e Bkeim Jasharit është denigrim , provokim dhe ndarje e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Zhvillimet e fundit në kuvendin komunal Skënderaj kanë vënë në pah edhe një herë paaftësinë, keqmenaxhimin dhe qëllimet e ulëta dhe tendencioze të zyrtarëve komunal, të cilët po e përdorin kryetarin e komunës z. Bekim Jasharin si trampolinë për shfryerje të mllefit, inateve dhe e përdorin atë si mburojë për mosdijen e tyre.

Një buxhet i tillë i ofruar për tu votuar, me kaq shumë mangësi, i pa planifikuar mirë, i orientuar në interesa të ngushta dhe në dëm të qytetarëve të Skënderajt është i pa pranueshëm për tu votuar. Ata të cilët nuk kanë plan, ide dhe dhe as mendësi udhëheqëse, dështimet e tyre në mes grushtash, fyerjesh e denigrimi të institucionit i adresojnë tek udhëheqësia e PDK-së, dega në Skënderaj. Gjegjësisht Kryetari i Degës, z. Sami Lushtaku, kinse për dorë të zgjatur dhe pengim të proceseve.
Sa për ri-kujtim:
1. Sami Lushtaku ishte i pari që hapi dyert për të rinjtë e anëtarësuar në parti dhe lejoi që Bekim Jashari të bëhet kryetar i komunës;
2. Sami Lushtaku, e përkrahi dhe e mbështeti publikisht Bekim Jasharin dhe me të gjithë forcën e tij i doli në ndihmë të tij;
3. Sami Lushtaku, tregoi vlerë dhe mundësi për të gjithë, edhe për kundër fyerjeve e denigrimit që ju bënë nga eksponentë dhe ish zyrtarë të PDK-së, dega në Skënderaj;
4. Sami Lushtaku, nuk lejoi që të Bie pre e qëllimeve të ulëta dhe tendencioze, përkundrazi ruajti unitetin e degës dhe frymën demokratike, si dhe frymën e shëndoshë të qytetarëve të Skënderajt;
5. Sami Lushtaku, mbahet mend për menaxhim e udhëheqje të mirë të komunës së Skënderajt, e zhvilloi, ndërtoi dhe ruajti frymën e një vendi me vlera dhe parime;
6. Sami Lushtaku, solli projekte, buxhet të konsoliduar dhe përkrahje qeveritare për komunën;
7. Sami Lushtaku, ishte unifikues, fitues me mbi 20.000 vota (lider mbi partiak), dhe mbi të gjitha e ruajti dhe respektoj vlerën e institucionit të komunës dhe vlerave të qytetarëve të Skënderajt.

Ajo çka po ndodh tash e gati një vit nga qeverisja e Bekim Jasharit është:
1. Denigrimi;
2. Gjuha e urrejtëse dhe përqarjes;
3. Shfryerja e mllefit dhe inateve;
4. Provokimi dhe ndarja qytetarëve;
5. Keqmenaxhimi e keqpërdorimi i pozitave;
6. Provokimi e ndjellja e urrejtjes, e mbi të gjitha
7. Një qeverisje jo e mirë dhe jo transparente:

I nderuar Kryetarë i Komunës, z. Bekim Jashari, unë në një intervistë timen dhënë për Klan Kosova në kohën kur ju shpallët kandidaturën për kryetar, u shpreha se kishit mbështetjen time të plotë si qytetar dhe simpatizant i Partisë Demokratike, mirepo duke promovuar disa njerëz inatçor ke lejuar që fyerja, inati dhe gjuha e urrejtjes të ju dominojnë, vlerat e juaja po nënshtrohen nën vlerat e këqija dhe përqarëse, andaj si përkrahësi juaj i dikurshëm, si qytetar i këtij qyteti dhe njëherësh si përfaqësues i Rinisë Demokratike ju bëj thirrje që një herë e mirë të kthjellëni dhe të reflektoni, sepse kështu si e keni filluar dhe po vazhdoni të punoni nuk do të keni mundësi të bëni asgjë për këtë vend dhe këta qytetar.

Me shumë respekt,
Alban Berisha Kryetarë i RDK-se Skenderaj.