14:49 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

I pavdekshëm, së shpejti do të publikohet kënga e re e Michael Jackson

Edhe pse ka kaluar kohë që ka ndërruar jetë, vepra e Michael Jackson vazhdon të çmohet.

Michael Jackson vazhdon të quhet nga shumë adhurues të muzikës si “Mbreti i Popit”, transmeton Indeksonline.

Për adhuruesit e muzikës së të ndjerit, TMZ ka sjellë një lajm të mirë. Sipas burimeve të tyre, disa këngë të reja që nuk janë publikuar asnjëherë të Jackson së shpejti do të publikohen./Indeksonline/