75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / AR

I përkeqësohet gjendja shëndetësore, ikona e muzikës shtyn turneun

Ikona e muzikës Dolly Parton është detyruar të shtyjë turneun e saj të vitit 2020 në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore.

Krijuesja e hitit “Jolene” ishte planifikuar të performonte gjashtë shfaqje në “The Colosseum” në Caesars Palace midis 4 dhe 13 dhjetorit, por këngëtarja 79-vjeçare tani i ka riplanifikuar shfaqjet për në shtator 2026, raporton unilad.com, transmeton Indeksonline.

Parton iu drejtua fansave të saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Siç e dini shumë prej jush, kam pasur disa probleme shëndetësore dhe mjekët po më thonë se duhet të bëj disa procedura”, shkroi ajo.

Me stilin e saj karakteristik, ajo shtoi një dozë humori: “Ndërsa bëja shaka me ta, duhet të jetë koha për një kontroll prej 100,000 miljesh, por këtë herë nuk do të shkoj te kirurgu im plastik”!/Indeksonline/