75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

I përkeqësohet gjendja shëndetësore, vdes në QKUK prishtinasi

Një person dje ka ndërruar jetë në komunën e Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe në QKUK ka ndërruar jetë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Prishtinë 16.03.2021-01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/