75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / G T

I përlotur, Rafa Nadal i thotë lamtumirë sportit të tenisit

Rafa Nadal në moshën 38-vjeçare edhe zyrtarisht mbrëmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në sportin e tenisit.

Me lot në sy, fituesi i shumë ndeshjeve dhe titujve u përshëndet nga ky sport, shkruan Indeksonline

“Titujt, numrat, të gjitha janë aty. Njerëzit e dinë këtë. Por mënyra se si dua që të më kujtoni është si një person i mirë nga një fshat i vogël i Majorkës”, tha Rafa Nadal

Tenisti spanjoll gjatë karrierës në sportin e tenisit ka fituar plotë 92 tituj, në mesin e këtyre edhe 22 tituj të Grand Slam-it./Indeksonline/